Misra të pjekur shoqëruar me salcë hudhrash
INGREDIENTËT

4 misra
6 lugë gjelle gjalpë
1 tufë borzilok i freskët
2 lugë kafe hudhër pluhur

UDHËZIMET

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe vendosni misrat
me një distancë nga njëra-tjetra.

3.I lini në furrë të piqen për 12 minuta në total.

4.Ndërkohë që misrat piqen, ju përgatisni salcën marinuese me të
cilën do t’i shijoni misrat.

5.Në një tas bashkoni gjalpin e shkrirë, borzilokun, hudhrën,
kripën dhe piperin.

6.I përzieni mirë dhe lyeni me të misrat e sapo dalë nga furra. Ju
bëftë mirë!
Shtuar më 26/07/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori