Mish pule të mbështjellur me petë
Pëlqej
Përbërësit

1 petë

250 gr mish pule

1 qepë

1 lugë vaj vegjetal

1 lugë salcë

1 salcë domateje të konservuara me hudhër

kripë

Biber i zi

PËR SOS

1 lugë gjalpë

1 lugë vaj vegjetal

1 gotë qumësht

PËRMBI

kaçkavall

Hapat

1
Mish e pulës e premë në copa të vogla, e vendosim në tenxhere për fërgim.

2
Pastaj ia shtojmë qepën, gjalpin, biberin e zi dhe e vazhdojmë fërgimin.

3
Pas 4-5 minuta të fërgimit ia shtojmë salcën, ujin e vakët dhe e vazhdojmë përzierjën derisa mishit të zbutet.

4
Mishit ia largoni ujin dhe e vendosni prap në zjarr duke ia shtuar kripën, biberin e zi dhe filloni ta përgatisni sosin e beshamelit.

5
Vajin dhe gjalpin e derdhim në një tenxhere në zjarr mesatar, pastaj ia shtojmë miellin dhe e vazhdojmë fërgimin duke mos e ndalur përzierjën.

6
Së fundmi ia shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të vlojë.

7
Petën e ndamë në 4 pjesë, e vendosim në një tas mesatar, ia vendosim përzierjën e mishit të pulës.

8
Përmbi e mbulojmë me skajet e petës, petën e mbushur tashmë të formuar e vendosim tek një tavë.

9
Përmbi ia derdhim sosin e beshamelit, kaçkavallin dhe i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius.

10
Ju bëftë mirë! /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori