Presidenti i ri, Alibeaj i tregon kushtin e vetëm Ballës në tryezë

Teksa vijojnë punimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Enkelejd Alibeaj ka shpalosur kushtin e vetëm për maxhorancën.

Nga tryeza e bisedimeve, duke iu drejtuar Taulant Ballës, Alibeaj theksoi që procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të përfundojë deri në raundin e tretë, duke përjashtuar të katërtin dhe të pestin.

Sipas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008, në raundet e fundit maxhoranca e zgjedh me votat e saj kreun e shtetit.

“E drejta e propozimit t’i takojë opozitës, pikë. Kjo është një çështje që s’do njeri mend për ta kuptuar. Pranoni ju këtë klauzolë për hir të kushtetutës? Ajo tjetra me çdo kusht nuk është vendosur kot aty. Sepse vetëm në këtë mënyrë jepet një president që gëzon mbështetjen e të gjitha palëve politike.

I vetmi proces, të vetmet klauzola kushtetuese janë ato që përcaktohen në tre raundet e para për atë që ndodhi në 2008. Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita bojkoton procesin. Ne po marrim pjesë në proces.

Fjala e parë që duhet ta thoshe është se raund të katërt dhe pestë nuk ka. Kjo është garanci. Ndërkohë që ju e përsërisni gjithmonë po të doni hajdeni, ndryshe ne kemi 4 dhe 5. Do të krijosh një proces ku presidenti të mos jetë produkt lojërash apo prapaskenash, prano këtë gjë, 4 dhe 5 ju nuk i eksploroni. Që do të thotë se deri te raundi i tretë duhet të kemi domosdoshmërisht presidentin”, tha Alibeaj.

Demokrati shtoi më tej që procesi të jetë përbashkues, opozita propozon disa kandidatura dhe maxhoranca të bëhet pjesë e përzgjedhjes.

“Që të mos jetë vetëm një propozim ekskluziv i yni. Po tregohemi më të gjerë, ne propozojmë një nur të caktuar kandidaturash duke ju lënë edhe ju hapësirën të merrni pjesë në proces sepse vetëm kështu është i përbashkët.

Më the a i keni apo jo 20 firma. Nëse do të ecim me logjikën e 20 firmave s’ka nevojë të mblidhemi këtu. raundi i katër dhe i pestë nuk ka më sens”, tha ai./albeu.com/