Mish pule e makarona në tigan
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përbërësit për 4 persona:

▪ 300 gr makarona
▪ 250 gr filetë pule
▪ 100 gr karota
▪ 150 gr kokrra misri
▪ 150 gr bizele (të ngrira, ose të konservuara)
▪ 100 gr ajkë e thartë
▪ 30 gr margarinë ose vaj
▪ 1 qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një enë me ujë të valë e kripë, makaronat qiten të zihen për 8 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhen në kulluese.

Mishi lahet dhe prehet në copa mesatare të mëdha. Qepa e hudhra qërohen e grihen imët.

Margarina hidhettigan, kaurdisen qepa e hudhra, pastaj hidhet mishi dhe së bashku kaurdisen për 5 minuta.


Ndërkohë, karotat qerohen e prehen në formë shkopinjsh të hollë dhe hidhen në mish. Pastaj hidhet kripa e piperi dhe kaurdisen për 5 minuta, shkruan Telegrafi.

Misri hiqet nga doza e kullohet nga uji; bashkë me bizele vendosen në tigan, vazhdohet zierja edhe 5 minuta.

Në fund vendosen makaronat e zier e të kulluar dhe ajka, përzihen të gjitha mirë dhe në fund gjellës i jepet shija sipas dëshirës.
Shtuar më 18/04/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së