Mini tullumba
Pëlqej
Përbërësit

300 gr miell

500 ml ujë

Pak kripë

250 gr margarin

5 vezë

SHERBETI:

1 l ujë

1 limon

750 gr sheqer


Hapat
1
Vlojme ujin,shtojme margarine dhe pak krip.

2
Shtojme miellin,perzijme vazhdimisht te mos mbeten kokerrza nga mielli.

3
Masen e largojme nga zjarri te ftohet pak.

4
Pastaj shtojme vezet nje nga nje duke perzier vazhdimisht me mixer ngadale.

5
Masen e fusim ne mjetin per tullumba,duke shtyre masen presim tullumba ‘’mini’’ dhe qesim drejtepersedrejti ne vajin e parangrohur ne max.

6
Mini tullumbat e skuqura i largojme mme rrjete nga vaji,qesim ne enen e mbuluar me leter per pjekje qe t’ju largohet yndyra e tepert.

7
Sherbetin e ziejme paraprakisht dhe leme te ftohet teresisht.Mini tullumbat i qesim ne enen me sherbetin.leme per disa minuta dhe largojme.

8
Mini tullumbat i veme ne nje ene qelqi te thelle,dhe mbulojme me sherbetin e mbetur.

9
Servojme pasi te ftohen mire
Shtuar më 09/06/2018, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori