Mënyra përfekte për të bërë reçel me kumbulla
Pëlqej
Receli i kumbullave është një nga traditat e amvisave shqiptare dhe të sidomos që tani jemi kaq pranë sezonit të gjitha duan të mësojnë ta bëjnë sa më të mirë.

Përbërësit:

▪ 1 kg kumbulla të pastruara
▪ 1 kg sheqer
▪ 1 dl ujë
▪ 1 limon i vogël
▪ një shkopth vaniljeje
▪ fletë shukulli (Resedadorata) sipas shijes
▪ 1 l ujë
▪ 10 gr sodë

Përgatitja:

Në një enë të madhe qitni një litër ujë dhe shtoni sodën e bukës. Kumbullat e qëruara fundosni në tretje dhe lini të qëndrojnë një orë, duke i përzier herë pas here.

Përzieni sheqerin me një filxhan të vogël uji dhe bëni shurup. Në të shtoni limonin e prerë dhe shkopthin e vaniljes dhe kumbullat e pastruara dhe të gjitha bashkë vloni në zjarr mesatar.


Rekomandohet që përbërjen të mos e përzieni, por që herë pas here ta shkundni gjatë zierjes.

Pas 45 minutave verifikoni a është bërë gati reçeli. Nëse jo, zieni edhe afro dhjetë minuta, d.m.th. derisa përbërja të bëhet e dendur.

Reçelin e ftohur vendoseni në kavanoz. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2017, ora 23:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori