Ëmbëlsira e fundjavës: Kek me çokollatë dhe portokall
Pëlqej
Duke qenë se kemi hyrë në fundjavë dhe koha është më e lirë, me siguri do të keni edhe kohë për të gatuar një nga ëmbëlsirat më të shijshme dhe të lehta për t'u gatuar.

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire janë:

400 g miell,
2 vezë,
2 fixhan çaji sheqer,
½ filxhan çaji vaj,
1e1/2 filxhan çaji lëng portokalli,
lëkurën e 2 portokajve,
vanilje,
pluhur fryrës,
200 g grimca cokollate.

Përgatitja:
Në mikser përziejmë vezët me sheqerin derisa të zbardhen, më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përveç çokollatës. Pasi i përziejmë shumë mirë, shtojmë dhe grimcat e çokollatës. Brumin e hedhim në një formë të lyer me vaj dhe miell. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta./Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori