Nëse adhuroni ëmbëlsirat, receta e mëposhtme me
fruta pylli është fantastike për ju:
Përbërësit:
• 200 g biskota
• 100 g gjalpë
• 50 g kakao
Përgatitja e kremit:
• 400 g ajkë e ëmbël
• 400 ml krem pana Hopla
• 400 g
fruta pylli
• 150 g sheqer
• 10 g xhelatinë
Përgatitja:
Në fillim shkrihet gjalpi bashkë me kakaon, pastaj ua shtojmë biskotave të grimcuara. Këtë masë e hedhim në tepsi dhe e lëmë në frigorifer. Në enë vendosim frutat e
pyllit, bashkë me sheqerin dhe i ziejmë për 10 minuta.
Më pas i bluajmë dhe i lëmë të ftohen.
Xhelatinën ua shtojmë frutave të
pyllit. Kremin Hopla e përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, pastaj shtojmë ajkën dhe frutat e
pyllit. I përziejmë mirë dhe masën e vendosim mbi biskotat dhe e lëmë dy orë në frigorifer./Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017,
ora 12:53