Salianji për platformën e Alibeajt: Strategji që PD të ndahet dhe të krijohen dy parti

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për platformën e bashkimit të demokratëve.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji shkruan se Forma, mënyra dhe përgatitja e dokumentit të paraqitur nga Alibeaj, mbyll rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike.

“Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti”, shkruan më tej ai.

Postimi i plotë:

Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshem nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anulluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi intereat e demokratëve!

Doreheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proçes i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të ketij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithpërfshirëse!

Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!

Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrijnë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partise aty jane, mungon vetem vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi per ta ndare PD në pjese!

Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!/albeu.com


Shtuar 16.04.2022 14:18