Lëngu i domates, pija e preferuar e pranverës
Pëlqej
Nëse nuk e keni provuar ende, keni humbur shumë! Lëngu i ftohtë i domates është pija më e mirë e pranverës dhe verës!

Shërbehet i ftohtë, pak i kripur dhe ka vlera shumë të mira ushqyese! Është një bombë antioksidantësh dhe pastrues shumë i mirë!

Përbërësit për dy gota mesatare:
2 domate të mëdha
1degë selino
1 kastravec
disa degë majdanoz
½ luge me kripe Himalaye
Piper të zit ë sapo bluar
akull

Përgatitja:
Në blender hidhni të gjithë përbërësit. Domatet duhet të jenë të pastruara nga lëkura, shkruan Living. Punojini mirë derisa të përftoni një masë kremoze.

Nëse doni të keni lëng të njëtrajtshëm mund ta kulloni. Përpara se ta shërbeni përziejeni me pak akull dhe në fund bluani piperin e zi.
Shtuar më 17/04/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori