Lazanje me kungullesha
Pëlqej
Përbërësit

3-4 kungullesha mesatare

3-4 thelpinj hudhre

300 gr file pule

vaj vegjetal

kripë

Biber i zi

40 gr gjalpë

500 ml qumësht

100 gr djathë parmezan

Hapat
1
Së pari filetën e copëtuar e skuqim me vaj së bashku me hudhrën. Pasi të jetë skuqur shtojmë kripën dhe biberin.

2
Në anën tjetër bëjmë gati salcën beshamel, duke e skuqur miellin në gjalp për 4-5 minuta, pastaj ia shtojmë qumështin.

3
Në fund salcës ia shtojmë gjysmën e parmezanit.

4
Kungulleshat e prera hollë dhe për së gjati shtrihen në tepsi.

5
I mbulojmë me 1/3 e salcës beshamel, përmbi e vendosim mishin e skuqur.

6
Në të njejtën mënyrë veprojmë edhe një herë dhe rendin e fundit e mbulojmë me kungullesha, me salcën e mbetur dhe djathin parmezan.

7
E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 40 minuta, fillimisht të mbuluara me folie, 20 minutat e fundit ia largojmë folien.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 23/03/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori