Kungullesha tё mbushura me kёrpudha
Pëlqej
Përbërësit

800 gr kungullesha

50 gr kërpudha

1 kokë hudhër

100 gr oriz

1 kg domate

5-6 gjethe borzilok

100 gr parmezan

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Së pari kungulleshat ndahen në trashësi rreth 4-5 cm, pastaj ia largojmë mesin.

2
anën tjetër kërpudhat e grimcuara i skuqim në vaj vegjetal bashkë me hudhrën.

3
Pasi të jenë skuqur mirë ia shtojmë orizin gjysmë të zier, borzilokun, kripën, biberin e zi dhe i mbushim kungulleshat.

4
anën tjetër domatet qërohen dhe ndahen në pjesë të vogla, ia shtojmë kripën dhe biberin, vendosen në fund të tepsisë, pastaj kungulleshat e mbushura i vendosim përmbi.

5
E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius, fillimishtë të mbluara me folie alumini për 30 minuta.

6
Pasi të largohet folia, edhe 10 minuta të tjerë e pjekim.

7
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 22/03/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori