Krem patatesh me perime
Pëlqej
Kjo është një supë shumë e ushqyeshme dhe fëmijët tuaj nuk do t’i rezistojnë dot.

Përbërësit:

600 gr patate
500 ml qumësht
100 gr presh
100 gr karotë
60 gr gjalpë
kripë
piper
500 ml lëng perimesh
1 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
trumëz (e freskët ose 1 lugë trumëze e thatë)
arrëmyshk (e grirë)

Përgatitja:

Si fillim përgatisni perimet. Merrni preshin dhe ndajeni pjesën e bardhë nga ajo e gjelbër. Pjesën e bardhë priteni për së gjati dhe më pas priteni horizontalisht, në mënyrë që të grihet në formë me kuadrate. Të njetën gjë bëni dhe me karrotën.

Në një tigan hidhni gjalpin sëbashku me vajin. Më pas shtojini preshin dhe karrotat dhe lërini në zjarr për rreth 15 min.

Merrni pataten dhe prijeni në kubikë të vegjël. Kur preshi dhe karrota të jenë gatuar, hiqni 2/3 e tyre duke i lënë mënjanë. Në tigan hidhni patatet, duke i përzier me pjesën e mbetur të perimeve.

Shtojini qumështin deri sa të mbulohen patatet dhe më pas hidhni dhe kripën dhe trumëzën. Mbulojeni me një kapak tiganin dhe lërini në zjarr të ulët, derisa patatet të jenë zier.

Më pas hiqni patatet me perimet nga tigani dhe hidhini në një mikser, në mënyrë që të krijoni purenë e patates.

Më pas purenë e transferojmë në një tenxhere dhe i shtojmë perimet që lamë mënjanë pak më parë, pra preshin dhe karrotat.

Këtyre përbërësve i shtoni edhe lëngun e perimeve dhe hidhini piper sipas dëshirës. Lërini të ziejnë në zjarr të ulët edhe për 10 minuta të tjera dhe në fund shtojini pak arrë muskat të grirë. Më pas shtojini pak e nga pak kripë dhe fikeni zjarrin.

Kremi me patate dhe perime tashmë është gati. /shije.al
Shtuar më 29/05/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori