Krem çorbë me kungullesha
Pëlqej
Përbërësit

500 gr kungullesha

1 karrotë

2 patate

1 kokë qepë

1 decilitër ajkë

1,5 decilitra supë viçi

5 lugë vaj

melmesa

Biber i zi


Hapat
1
Kungulleshat, qepa dhe patatet qërrohen dhe priten në katrorka, karrota gjithashtu pastrohet dhe grihet trashë nerende.

2
Në pak vaj kaurdiset qepa derisa të bëhet e kristaltë, pastaj shtohen karrota e patatet edhe ato kaurdisen pakëz.

3
Pastaj derdhet supa dhe zihet në temperaturë mesatare, kur të jenë patatet gjysmë të ziera, shtohet kungulleshat e prera dhe zihen derisa të zbuten.

4
Perimet e ziera kullohen, miksohen me blender dhe kthehen në supë në të cilën janë zier, shtohen ajka e mëlmesa të përziera sipas shijës dhe përzihen ngadalë.
Shtuar më 09/05/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori