Krahë pule me mjaltë dhe xhenxhefil
Pëlqej
1 e gjysmë kg krahë pule
▪ 1 qepë (e prerë hollë diagonalisht)
▪ 2 lugë fara susami
▪ 1/4 kupë salcë soje
▪ 3 lugë mjaltë
▪ 1 copë xhenxhefil (rreth 2.5 cm)
▪1 hudhër (e prerë hollë)
▪ 1/8 lugë çaji salcë (e ngrohtë)

Përgatitja:

1. Ngroheni paraprakisht sobën në 220°C dhe vendoseni ndarjen e saj në pjesën e tretë të sipërme të furrës. Vendosni një tigan për furrë me letër kuzhine. Hidhni sipër letrës pak vaj ulliri që krahët e pulës të mos ngjisin.

2. Përgatisni salcën marinadë: Përzieni bashkë në një tas përbërësit e marinadës: salcën soje, mjaltin, xhenxhefilin e prerë, hudhrën, salcën e nxehtë. Ndajeni veçmas një pjesë të salcës, rreth ¼ e kupës, shkruan Telegrafi.

3. Përziejini bashkë krahët e pulës me marinadën dhe vendoseni në tigan. Kini parasysh që lëkura të jetë e vendosur poshtë dhe të mos prekin në tigan, por mbi letrën e kuzhinës.

4. Piqini përreth 15 minuta, më pas hiqini nga furra, rrotullojini krahët që të jenë me lëkurë lart dhe piqini dhe për 10 minuta të tjerë.

5. Pasi t’i hiqni nga furra përziejini me salcën që latë mënjanën dhe më pas hidhuni sipër farat e susamit dhe qepët.
Shtuar më 29/05/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori