Kërpudha të mbushura për drekë ose darkë
Pëlqej
Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë.

Përbërësit:

6 kërpudha (të mëdha, Porta-bella)
3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
gjysmë kokërr qepë (e grirë)
1 filxhan djathë Mocarela
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
kripë
piper
pak majdanoz (i grirë)
pak bukë (e thekur, e grirë)

Përgatitja:

Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.

Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.

Psi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhjuani sipër kërpudhave

Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius./shije.al
Shtuar më 12/04/2017, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori