Kek me boronica
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një kek i butë i shijshëm me boronica, që mund ta bëjë ushqimin tuaj special. Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë kafe.

Përbësit:
1/2 filxhan gjalpë
1/2 filxhan sheqer (i bardhë)
1/4 lugë çaji kripë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
2 vezë (të verdhat)
1 e gjysmë gota miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1/3 filxhan qumësht
2 vezë (të bardhat)
1/4 filxhan sheqer (i bardhë)
1 e gjysmë gota boronica (të freskëta)
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle sheqer (i bardhë)



Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë dhe miell një tepsi pjekjeje katrore.

Rrahim gjalpin ose margarinën dhe 1/2 filxhan sheqer derisa të bëhen një masë kremoze.

Shtojmë kripën dhe vaniljen. Ndajmë vezët dhe vendosim veç të bardhat e tyre.

Shtojmë të verdhat e vezëve në përzierjen e sheqerit, duke i rrahur derisa të bëhen kremoze.

Përziejmë1 1/2 gota miell dhe pluhur pjekjeje dhe shtojmë herë pas here qumësht në përzierjen e të verdhave të vezëve. Mbulojmë boronicat me 1 lugë gjelle miell dhe i shtojmë te brumi.

Në një tas të veçantë, rrahim të bardhat deri sa të formohet një masë me maja të buta.

Shtojmë 1/4 filxhan sheqer, nga 1 lugë gjelle njëra pas tjetrës dhe i rrahim deri sa të formojnë maja të ashpra.

Hedhim të bardhat e vezëve në brumë. E hedhim në tepsinë e përgatitur. E spërkasim sipër me 1 lugë gjelle sheqer që ka mbetur.

E pjekim kekun për 50 minuta./shije.al
Shtuar më 18/04/2017, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së