Kek me arra dhe çokollatë
Pëlqej
Kek me arra dhe çokollatë është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë dhe tradicionale, nga e cila nuk i shpëton asnjëherë tundimit për ta riprovuar. Merr shumë pak kohë për ta përgatitur dhe mund ta ruani edhe për ditën e nesërme.

Përbërësit:

4 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
1 gotë vaj vegjetal
1 bustinë pluhur pjekës
1 bustinë vanilje
2 lugë gjelle kakao
2 gota miell
gjysmë gote arra
çokollatë (copa)

Përgatitja:

Fillimisht hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. Më pas i përziejmë në mikser derisa të formohet kremi.

Më pas shtojmë qumështin, vajin vegjetal dhe i përziejmë bashkë.

Miellin, vaniljen dhe pluhurin e pjekjes e shtojmë në masën e përftuar.

Shtojmë kakaon dhe e përziejmë. Lyejmë tepsinë me vaj dhe sipër i hedhim pak miell.

Kekun e përgatitur, arrat dhe copëzat e çokollatës ia hedhim sipër. E pjekim në temperaturë 180 gradë celcius./shije.al
Shtuar më 20/04/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori