Berisha nuk ndjek njërin prej familjarëve në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon momentalisht takime me demokratë në të gjithë vendin. Takimet e tij vijojnë në kuadër të organizimit të një fronti të përbashkët opozitar, që sipas tij do të bëjë të mundur rotacionin politik dhe rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Aksioni i tij politik nisi që pas 9 shtatorit, kur ish-kryedemokrati Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së, për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Ai vijoi me foltore me demokratët në të gjithë shqipërinë dhe lëvizja e tij kulmoi me protestën e 7 korrikut të mbajtur përballë kryeministrisë.

Por krah zhvillimeve politike, Berisha është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale ku herë pas here ndan edhe njoftime e vendime shumë të rëndësishme.

Në rrjetin social Instagram ai ndiqet nga 82 mijë persona, por vihet re se ai ndjek mbrapsht vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për partneren e tij, Liri Berisha, djalin e tij Shkëlzen dhe fondacionin e partneres së tij. 3 profilet e lart përmendura kanë qenë në listën e personave të ndjekur nga ish-kryeministri që në hapjen e profilit të tij në Instagram, shkruan Albeu.com.

Por ai që bën përshtypje është personi i katërt që ai ka nisur të ndjek, dhëndri i tij Abi Malltezi.

Duke qenë se të dy janë të njohur për publikun, natyrshëm lind pyetja, nëse Sali Berisha ndjek partnerin e vajzës së tij në Insatgram, pse nuk e ndjek edhe partneren e djalit të tij, Armina Mevlanin?

Jamarbër Malltezi është edhe koleg me vjehrrin e tij me postin Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD.

Blogerja Armina Mevlani kur është pyetur për marrëdhëniet me vjehrrin e saj, ka treguar se Berisha është një dëgjues shumë i mirë, si dhe mëson shumë gjëra të reja prej tij. Madje ndryshe nga vjehrri i saj, Armina preferon ta ndjeki atë në Instgram dhe nëse vërtetë ekziston një konflikt mes tyre duket qartë të jetë nga ana e ish-kryeministrtit.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin e të tjera”, ka shkruar ajo./albeu.com/