Kek i fundvitit me portokall
Pëlqej
Përbërësit

3 vezë

1 gotë jogurt

gjysme gote qumësht

1,5 gota sheqer

3 lugë të gjellës kakao

jysmë portokall

2 lugë të gjellës arra

1 vanilje

1 Pluhur pjekje
miell

Hapat
1
Portokallin pastroni mirë dhe vendosni në blendar së bashku me lëvore.

2
Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë dhe i përzieni me mikser.

3
Ia shtoni jogurtin, qumështin, kakaon arrat, vaniljën, pluhur pjekjën, miellin dhe e përzieni rreth 5 minuta.

4
Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e kekut.

5
Kekun e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius për 30 minuta.

6
Pas pjekjës ia vendosni çokollatën e shkrirë dhe e preni në copa të vogla për shërbim. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori