Karrota dhe kos për një supë të shëndetshme
Supa mbetet gjithmonë një nga pjatat më të shëndetshme që mund të gatuani. Kombinoni karotat me kos për të marrë shumë vlera ushqyese në një recetë të vetme.

Përbërësit:
500 gr karota
2 gota kos
Lëng pul
¼ gotë qepë
1 lugë gjelle xhexhefil
8 degë nenexhik
2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:
Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe skuqni qepët për rreth 2 minuta.
Shtoni më pas karotat dhe gatuajini për 4 minuta. Shtoni lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë për 22 minuta, shkruan Shije.al.
Hidhni xhexhefilin dhe lëreni të ziejë për 8 minuta të tjera. Më pas shtoni gjysmën e supës në një blender dhe lëreni derisa të merrni një lloj pureje.
Rikthejeni në tenxhere dhe ndajeni supën në pjata.
Në fund shërbejeni supën me kos dhe nenexhik.
Shtuar më 30/03/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori