Kallamarë me salcë kungulli pikante
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kjo është mënyra më speciale për të gatuar kallamarë, edhe pse ka shije pikante.

Kërkon vetëm 20 minuta për t’u përgatitur dhe shërben për 4 persona

Përbërësit:
450 gr kallamar
180 gr kungull
spec djegës (pluhur)
bollgur
vaj kikiriku
kripë

Përgatitja:

Prejeni në feta kungullin dhe vendoseni në një tas, shtoni pak piper të kuq, pak kripë dhe 100 ml ujë, shkruan Shije.al. Mbulojeni me një qese transparente, shpojeni dhe vendoseni në mikrovalë, në fuqi maksimale për 6 minuta, dhe gatuajeni në një tenxhere në zjarr për 15 minuta, derisa kungulli të zbutet.

Këtë masë futeni në frulator deri sa të bëhet një salcë e trashë dhe mbajeni të ngrohtë.

Kalojini kallamarët në miell dhe skuqini në shumë vaj, nga të dyja anët, për 3-4 minuta. Hiqeni yndyrën e tepërt me letër kuzhine, shtoni kripë dhe servirini me salcë kungulli.
Shtuar më 21/04/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së