Gjykata në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, reagon Bardhi ndaj Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar menjëherë ndaj ish- kryeministrit, Sali Berisha mbas ankimit të Alibeajt në Gjykatë.

Ai e cilëson vendimin e gjyqtarit, Agron Zhukri tërësisht të paligjshëm.

Reagim i Gazment Bardhit

“Siç ka thënë edhe Sali Berisha më 25 Mars: Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen. Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Vendimi i gjyqtarit, Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm.

Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur dhe po ndjekin rrugën ligjore për zhbërjen e atij vendimi të paligjshëm. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer së fundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Për qartësi të opinionit publik, dua të sqaroj se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm PARTIA POLITIKE, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli”/albeu.com