Hani këtë supë për syfyr, do jeni të fortë dhe të ngopur deri në iftar
Pëlqej
Kjo supë është shumë e thjeshtë për t'u përgatitur dhe plot vlera ushqyese.

Në të ju mund të shijoni perimet, mishin e pulës dhe orizin.

Përdorimi i kësaj supe do t’iu mbaj shumë të fortë dhe më përplot energji, shkruan KuzhinaShqiptare.com

Përbërësit:
1 karotë
1 degë selino
400 gr filetë pule
1 qepë (e vogël)
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë
100 gr oriz
2 lugë gjelle gjalpë
4 lugë gjelle salcë domatesh
2 koncentrat pule
1 lt ujë

Përgatitja:

Hapi 1
Hiqni pulën mënjanë dhe hidhni qepën e grirë hollë, karrotën dhe selinonë të prera në kubikë dhe skuqini sa të marrin pak ngjyrë.

Hapi 2
Shtoni orizin, kaurdiseni dhe pak dhe shtoni ujë. Më pas i shtoni edhe 2 Dado Delicato Star. Përzijeni mirë supën.

Hapi 3
Lëreni të marrë valë, ndërkohë prisni pulën në copa të vogla dhe shtojani supës.

Hapi 4
Në një tigan të thellë gatuani një salcë me 2 lugë gjelle gjalpë dhe 4 lugë gjelle salcë domatesh.

Hapi 5
Supën e ngrohtë shërbejeni me pak salcë sipër.

Shtuar më 27/05/2017, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori