Gurabije me limon
Përbërësit

2,25 gota miell
¾ lugë kripë
½ lugë karbonat
½ gota gjalpë
½ gota sheqer
½ gota sheqer i kafenjtë
1 vezë
½ lugë vanilje
2 pjeshka
1/3 gota reçel të pjeshkave
2 lugë lëng limoni
2 lugë limon nerende

Hapat

1
Gjalpin dhe sheqerin përzieni mirë, ia shtoni vezën, vaniljëni, pjeshkën, reçelin e pjeshkave, lëngun e limonit dhe lëvorën e limonit e përzieni.

2
İa shtoni edhe përbërësit e tjerë të mbetur, gurabijave ia japni formën dhe i rëndisni në tepsi.

3
Tepsinë e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 190 gradë celsius për 13 minuta.

4
Ju bëftë mirë! /kuzhina shqiptare/
Shtuar më 15/09/2017, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori