Gjoks pule me limon dhe erëza
Pëlqej
Përbërësit

500 gr mish gjoks pule

lëng limoni dhe lëvore

4-5 thelpinj hudhre

1 lugë çaji mente e fresket

1 lugë çaji koper

kripë

Biber i zi

vaj vegjetal

500 gr spinaq

Hapat
1
Marrim një enë dhe shtojmë hudhrat e grimcuara, limonin dhe të gjitha erëzat.

2
Gjoksit të pulës ia bëjmë vijat me thikë së pari në formë horizontale, pastaj në formë vertikale, duke e kujdesur për thellësinë e prerjeve.

3
Mishin e marinojmë me masën e përgatitur dhe e vendosim në një qese për ngrirje dhe e lëmë të marinohet së paku një orë.

4
Pasi mishi të jetë gati, e pastrojmë nga erëzat dhe e skuqim nga të dyja anët për 3-4 minuta në vaj vegjetal.

5
Në të njejtën enë ku është skuqur mishi, skuqim spinaqin për 3-4 minuta duke ia shtuar kripën, biberin e zi dhe hudhër pluhurin.

6
Në fund mishi servohet me spinaq.

7
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 06/04/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori