E pabesueshme! Sa shitet një targë në Dubai?

Shenjat me kombinime të çuditshme numrash dhe shkronjash janë diçka që për shumë është një tjetër demonstrim i “veçantisë” së tyre. Edhe pse në vendin tonë nuk lejohen këto kombinime, në vende të tjera tregtohen me çmime speciale.

Ky sport lulëzon veçanërisht në Emiratet, ku herë pas here zhvillohen ankande me targa dhe kombinime të rralla. Dhe sërish një tragë e tillë theu rekordet në një ankand, pasi u shit pak a shumë për 8.9 milionë euro.

Kjo tragë është “AA8” dhe është shitur në një event bamirësie në Dubai. Në të njëjtën ngjarje, targat “F55”, “V66” dhe “Y66” janë shitur për gati 950 mijë euro secila.

Nuk ishin vetëm targat që arrinin çmime të tilla. Në këtë ankand u shitën edhe artikuj të tjerë, përfshirë numrin e celularit 549999999 që kapte gati 1.2 milionë euro!

Paratë e mbledhura në këtë event kaluan 13.5 milionë euro dhe do të mbështesin fushatën “Një miliardë vakte” , e cila synon të sigurojë ushqim për njerëzit e varfër në më shumë se 50 vende të botës./albeu.com/