Gjellë me patate dhe qofte
Pëlqej
Përbërësit

4-5 patate

1 tas bizele

1,5 lugë të gjellës Salce domate

1 lugë të çajit Biber i zi

1 lugë të çajit kripë

vaj vegjetal

ujë të vakët

PËR QOFTE

200 gr mish

2 lugë të gjellës bollgur

1 qepë

1 lugë të çajit kripë

1 lugë të çajit Biber i zi

Hapat
1
Për përbërësit e qoftës të gjithë përbërësit i derdhni në një enë, nga glazura e qoftës formoni qofte të rrumbullakët dhe i vendosim në një pjatë.

2
Në tenxhere e vendosim vajin, salcën, patatet e prera, kripën, biberin e zi, ujin e vluar dhe tenxherën e vëmë në zjarrë për vluarje.

3
Pasi fillon të vlojë ia shtojmë bizelet, tenxherën e largojmë nga zjarri ia shtojmë qoftet dhe tenxherën e vendosim në zjarrë për vlim në temperaturë të ultë.

4
Ju bëftë mirë! /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori