Gatuani thjesht dhe shpejt: Makarona me fruta deti
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Makaronat me fruta deti janë më të pëlqyerat, sidomos me ardhjen e pranverës, ndaj ne ju sugjerojmë t’i bëni vetë në shtëpi me përbërësit dhe kohën e duhur.

120 gr makarona spagheti, 100 gr skampi, 100 gr midhje, 50 gr karkaleca, 50 gr kallamar. 50 gr oktapod, 200 gr domate, 2 thelpinj hudhër, pak vaj ulliri, pak majdanoz, pak kripë (perimesh), pak verë e bardhë

Përgatitja:

Vendosim tiganin në zjarr pak vaj ulliri hedhim 2 thelpi hudhër dhe e kavardisin shumë pak sa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.

Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati 3 minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë e lëmë derisa vera të avullojë.

Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.

Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.
Pasi u kemi hequr ujin.

I hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke I përzier vazhdimisht.
I servirim në pjatë./Albeu.com/



Shtuar më 13/03/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}