Fileto pule me pana dhe gorgonzola
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ka pafund variacione për të gatuar filetot e pulës, por kjo recetë përgatitet shumë shpejt dhe është shumë e shijshme.

Përbërësit:

300 gr filetë pule
1 gotë verë e bardhë
100 gr gorgonzola
1 gotë pana (pana kuzhine)
ujë
arra
vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja:

Skuqni filetot e pulës në një tigan me vaj ulliri, për disa minuta. Shtoni kripë dhe piper.

Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe 100 gram djathë gorgonzola. Hidhni pak ujë dhe 1 gotë pana kuzhine (ajkë qumështi). Gatuajini për disa minuta.

Vendosini në një pjatë për servirje. Shërbejini me pak arra të grira./shije.al
Shtuar më 15/04/2017, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së