Ende nuk ke gjetur diçka të veçantë për Krishtlindje?! Hidhi një sy kësaj recete
Koha e përgatitjes - 30 minuta

Koha e pjekjes - 10 minuta

PËRBËRËSIT:

450 g miell

200 g gjalpë në temperaturë ambienti

100 g sheqer

200 g sheqer pluhur

1 vezë

1 bustinë vanilje

1 lugë e vogël kanellë

1/4 lugë e vogël xhenxhefil

1 majë luge kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1 Në një tas përziejmë me dorë miellin, kanellën, sheqerin, gjalpin, vaniljen, kripën dhe vezën derisa të përftojmë një brumë homogjen, shkruan Living.

2. Me petës e pak miell hapim një petë me trashësi 3 mm. E presim me forma biskotash në formë ylli ose atë që keni ju. I vendosim biskotat në formë rrethi dhe pak mbi njëra-tjetrën, në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 10 minuta.


Shtuar më 24/12/2019, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori