Merr fund pritja, del foto e Arbana Osmanit nuse (FOTO LAJM)

Më ne fund, Arbana Osmani ka publikuar një foto nga dasma dhe u ka treguar ndjekësve kureshatrë se si u duk nuse.

Arbana dhe Eduarti zgjodhën që dasma e tyre të ishte private kështu që porositën të ftuarit të mos publikonin pamje të çiftit gjatë ceremonisë.

Por pas kësaj u përballën me ndjekësit të cilët kërkuan me ngulm foto nga dasma dhe moderatorja u ka plotësuar dëshirën.

Postimi i Arbanës:

Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka?

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë