Ëmbëlsirë me dardhë e krem kokosi
Pëlqej
Përbërësit

200 gr miell

1 të verdha veze

120 gr sheqer

1 sheqer vanilije

120 gr gjalpë

pak thërrime buke

pakëz kripë

PËR KREM

2 padispanje te gateshme

7 te bardha te vezes

1 shkop vanilje ose arome vanilje

200 gr sheqer

2 qeska sheqer vanilje

1 kulaç bukë

150 gr miell kokosi

40 gr miell


Hapat
1
Mielli derdhet në enë dhe në mes të miellit shtohen i verdhi i vezës, sheqer, sheqer vanilja dhe pakëz kripë, shtohen edhe copa gjalpi, të gjithë përbërësit përzihen mirë dhe ngjishen derisa të fitohet një masë kompakte.

2
Brumi mbështillet me najlon kuzhine dhe lihet të qëndrojë 60 minuta në vend të ftohtë.

3
Brumi i ftohur punohet në tavolinë pune dhe pastaj shtrihet mbi thërrime buke, e lyer me vaj, gjatë shtrierjës, brumit i krijohet një rreth përafërsisht 4 centimetra i lartë, furra nxehet në 180 gradë celsius.

4
Dardhat kullohen dhe gjysmat e dardhave të kthyera përmbys, renditen mbi brumë, piqet në furrë afërsishtë 25 minuta.

5
Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, shtohet mesi i shkopit të vaniljës, shtohet sheqeri dhe sheqer vanilja, kjo përzierje i shtohet shkumës së bardhë duke e tundur vazhdimisht.

6
Tundja vazhdon derisa të shkrihet sheqeri, kulaçi i ftohtë i bukës thërrmohet dhe bashkë me miellin e kokosit dhe me miellin e rëndomtë, i shtohen shkumës nga të bardhtë e vezëve dhe përzihen mirë.

7
Kremi shpërndahet mbi dardha dhe piqet në furrë për 25 minuta të tjerë, ëmbëlsira ftohet në kallëp.

8
Pastaj hiqet nga kallëpi, bartet në një enë më të madhe dhe sipas dëshirës dekorohet me sheqer pluhur dhe me rriska kokosi të freskët.

9
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 06/06/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori