Ëmbëlsirë me bollgur
Pëlqej
Përbërësit

1,3 litër qumësht

150 gr sheqer

200 gr bollgur

50 gr çokollatë

250 gr gjalpë

300 gr Petit beuro me kakao

2 sheqer vanilije


Hapat
1
Në një tenxhere derdhet 1 litër qumësht, shtohet sheqeri, sheqer vanilja, çokollata e copëtuar dhe e zimë derisa të vlojë.

2
Pastaj shtohet bollguri dhe vazhdon zierja në temperaturë mesatare derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

3
Bollguri i zier lihet të ftohet, shtohet gjalpi dhe tundet me mikser, keksat ngjyhen në qumësht dhe me ta mbulohet fundi i tavës.

4
Keksat lyhen me gjysmën e kremit të përgatitur e pastaj mbi krem shtrihet gjysma e krem panës.

5
E njejta procedurë përsëritet edhe një herë me qëllim që të shpenzohet materiali i përgatitur, ëmbëlsira lihet të ftohet pastaj pritet në katrorë dhe shërbehet.

6
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 06/05/2018, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori