Duhen vetëm 3 përbërës, Disneyland publikon recetën e embëlsirës së famshme
Dole Whip është një nga ëmbëlsirat më të famshme në parqet e Disneyland, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Së fundmi, Disney publikoi recetën e Dole Whip, e cila kërkon vetëm tre përbërës.

Për të përgatitur ëmbëlsirën duhen:

- 1 kupë akullore me shije vanilje
- 100 ml lëng ananasi
- 2 gota me ananas të ngrirë.

Çfarë ju duhet të bëni është që të hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe t’i përzieni. Sigurisht që mund të tentoni të jeni autentikë ndaj stilit të Disney-t dhe ta shpërndani në formë spiraleje, megjithatë ju kujtojmë se ana estetike është krejt e panevojshme.

Dole Whip à la Disney serviret e ftohtë dhe në shoqërinë e një filmi të Disney-t. Ne ju sugjerojmë “Moana” ose “Frozen”.

Shtuar më 16/04/2020, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori