Dieta ideale për ish duhanpirësit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kur një duhanpirës heq dorë nga cigarja, i vërsulet ushqimit. Nuk e kanë shumë të qartë si të largojnë dëshirën për nikotinën por konsumimi i ushqimeve të grimcuara është ideja dhe zgjedhja e duhur, shkruan "infoalbania".

Por, në vend të konsumimit vetëm të ushqimeve të grimcuara, ish-duhanpirësit ushqehen me çdo lloj ushqimi që u del përpara. Kështu fillon edhe shtimi në peshë.

Mjekët këshillojnë që në këto momente nervozizmi te mos kurohet me kikirikë dhe patatina por me çamçakëz pa shqer dhe moollë. /albeu.com/

Ja cila do të ishte dieta ideale për një ish-duhanpirës:

Dita e parë
Dreka: gjellë me perime (fasule, bizele, karota, brokol) biftek gjedhi, pjepër.
Darka: sallatë me domate dhe tranguj, portokall.

Dita e dytë
Dreka: supë me perime, mish gjedhi me pure patatesh, pjeshkë.
Darka: sallatë jeshile me uthull, mish peshku me oriz integral, dardhë.

Dita e tretë
Dreka: kungulleshka të pjekura me pak mish (mishi sipas deshirës, preferohet të jetë peshk), kifle integrale, ananas.
Darka: sallatë me perime te freskëta, një gjellë të lehtë me kërpudha, bukë të thekur.

Dita e katërt
Dreka: gjellë me lakër, patate dhe qepë, mish të pjekur me kungulleshka, lëngje.
Darka: sallatë me domate, bizele me mish.

Dita e pestë
Dreka: gjellë me mish peshku me tri lugë oriz, mollë.
Darka: sallatë me spinaq, mandarina.

Dita e gjashtë
Dreka, mish pule me perime (kungulleshka dhe speca te kuq), tri pjese buke te thekur, leng portokalli.
Darka: 100 gramë patate te ë skuqura, 100 gramë djathë,dardhë.

Dita e shtatë
Dreka: mish pule në zgarë me oriz integral, speca të pjekur te erëzuar, kos frutash.
Darka: pure nga karotat dhe kungulleshkat, gjoks pule dhe pak ananas të freskët.
Shtuar më 04/09/2012, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se Shqipëria do të kalojë fazën e grupeve në EURO 2016?
65.63 %
28.89 %
5.47 %
Total 9064 Vota!
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian