Dhalli tradicional me katër shije të ndryshme për verën
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E dinit që dhalli është i përsosur për të luftuar dehidratimin, rrezikun numër një që i kanoset shëndetit nga i nxehti i tepërt? Mirëpo, rrezikon të bëhet pije e mërzitshme duke pasur gjithmonë të njëjtën shije. Më poshtë po sjellim katër alternativa që nuk i keni provuar…

Freski natyrale
Shtrydh mente në një mikser. Vendos më shumë kërcej se gjethe, këto të fundit nxjerrin më pak lëng. 4-5 fije menteje do të mjaftonin. Erëzat kanë aroma të forta e nëse teprohet me sasinë e mentes, shija e dhallit mund të zbehet.

Athtësi e ëmbël
Dhalli është thjesht kos i holluar dhe bashkimi I këtij të fundit me luleshtrydhet është një klasik në kuzhinë dhe industrinë ushqimore. Si një pjesë e mirë e frutave të pyllit, edhe luleshtrydhja ka një shije disi të thartë, ndaj shkon me athtësinë e dhallit.

Shije toke
Ndonëse versionet e dhallit me mente e kastravec janë më të njohura, në fakt kombinimi me panxharin e kuq është ndoshta më i godituri. Shija e fortë “e tokës” që ka perimja “çiftohet” mirë me shijen e thartë të dhallit, shkruan Living. Shtrydhni ¼ e një panxhari të kuq të gjallë për një kombinim perfekt.

Mbidozë uji
Recetë e ngjashme me taratorin, vetëm se kësaj radhe nuk do të shtojmë thelpinj hudhre e vaj ulliri dhe kastravecin e freskët nuk do ta grijmë në formë kubikësh të vegjël. Atë e shtrydhim në mikser, ia shtojmë dhallit dhe më pas ia përmirësojmë shijen me pak kripë. Ky kombinim përforcon vetitë hidratuese të pijes, pasi kastraveci është i pasur në ujë.
Shtuar më 15/04/2017, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori