Çorbë djegëse me domate
Pëlqej
Përbërësit

2 litra lëng domatesh

2 litra supë viçi

2 kokë qepë

1 spec djegës

600 gr Suxhuk

300 gr ullinj

250 gr tarhana

1 tubë majdanoz

0,5 decilitra vaj

melmesa

Biber i zi

Hapat
1
Qepët qërohen dhe priten në katrorka, suxhuku pritet në rrathë, ndërsa majdanozi grihet shumë imët.

2
Në pak vaj kaurdisen qepët, derisa të zbuten, qepëve u shtohet lëngu i domateve dhe supa e viçit, shtohen edhe speci djegës e mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha zihen nja 20 minuta.

3
Pastaj hiqet speci djegës, çorba kullohet, perimet shtypen dhe kthehen sërish në çorbë, në çorbë shtohet tarhana dhe gjysma e copave të suxhukut.

4
Çorba zihet derisa të zbutet tarhanaja, çorba e gatshme derdhet nëpër pjata ose gota dhe përmbi i hedhet majdanoz. Pjesa tjetër e mbetur me suxhuk dhe ullinjt ngulen në shkopinj decorative dhe shërbehen me çorbë.

5
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 25/05/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori