Në 70 degë ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarit, Vokshi zbulon numrin e votuesve: Ka pasur fluks

Komisionit i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat,  kanë zbuluar shifrat e pjesëmarrjes në 70 degë.

Sipas Albana Vokshit pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e lartë se ajo e 13 qershorit të vitit të kaluar, të mbajtura nga Lulzim Basha.

“Ka përfunduar procesi i zgjedhjes në 70 degë të PD-së. 39512 anëtarë kanë ushtruar të drejtën e votës, 2 degë nuk është bërë ende votimi, Malësia e Madhe dhe Tirana 12, me këto zgjedhje do të jetë një pjesëmarrje më e lartë se zgjedhjet e 13 Qershorit.

Ka pasur një interes të lartë për këto zgjedhje, qendrat e votimit kanë nisur votimin që herët, dhe në pothuajse të gjitha degët është kërkuar shtyrje e orarit.

Në Bulqizë psh, është votuar deri në orën 9 të darkës, që tregon se ka pasur një interes shumë të lartë. Keni parë që ka pasur fluks shumë të madh, dhe një menaxhim shumë i mirë. Gjej rastin të falenderoj grupet e punës”, tha Vokshi./albeu.com