Byrek me qepë dhe mish të grirë
Pëlqej
Përbërësit:

3 qepë, 1-2 thelpinj hudhër
400 gr mish të grirë
100 ml salcë domate
1 ½ lgj oriz
Kripë, nenexhik i thatë
Piper i zi, piper i kuq
2 lgj vaj ulliri

Për spërkatjen e petëve:
1 vezë, 4 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht ose kos
Pak kripë

Përgatitja:

Fillojmë me përgatitjen e mbushjes së byrekut duke kaurdisur fillimisht në një tigan me dy lugë vaj ulliri hudhrën dhe qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim së bashku me qepën derisa mishi të thërrmohet dhe të marrë pak ngjyrë.

Shtojmë më pas pak oriz, salcën e domates, piperin e kuq dhe 150 ml ujë të ngrohtë. E lemë mishin e grirë të ziejë derisa uji të përthithet nga mishi dhe nga orizi. E rregullojmë në fund shijen me kripë, piper të zi dhe nenexhik dhe e largojmë tiganin nga zjarri.

Në një enë të vogël rrahim një vezë me vaj ulliri, më pas shtojmë pak kripë dhe një gotë qumësht ose kos.

Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtojmë petët duke i spërkatur ato lehtë me vezën trazuar me qumësht. Pasi të shtrojmë 6 petë poshtë vendosim mbushjen duke e niveluar mirë në të gjithë sipërfaqen.

E mbulojmë mbushjen përsëri duke i spërkatur petët pak nga pak. Mbledhim në fund anët dhe vendosim byrekun të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori