Është bërë edhe zyrtarisht lëvizja e bustit të
Skënderbeut në bazamentin e ri në Sheshin Skënderbeu në
Shkup.
Vendosja e bazamentit bëhet një ditë para festës së madhe 28 nëntori, dita e flamurit, nën patronazhin e komunës së Çairit.
Ndryshe, koncerte, promovime, ekspozita,
akademi, janë disa prej manifestimeve që po zhvillohen prej disa ditësh në
Shkup dhe qytete të tjera me rastin e shënimit të festave të
nëntorit, 22
nëntorit –
Ditës së Kongresit të Manastirit dhe 28
nëntorit –
Ditës së pavarësisë së shtetit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2016,
ora 17:13