Mbajti peng familjarët dhe iu vodhi një shumë parash, arrestohet autori në Vlorë (EMRI)

38-vjeçari Vitrin Çobaj ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ditën e djeshme mbajti peng për disa orë, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur.

Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur.

Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

NJOFTIMI

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, Selenicë.

Mbajti peng për disa orë, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brataj, në një banesë, ishte vjedhur me dhunë një shumë parash dhe ishte kanosur familja që jetonte aty, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacionin policor i koduar “Brataj”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit V. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.07.2022 12:16