Brusketa me avokado, të thjeshta dhe të shpejta
Pëlqej
Kjo recetë është kaq e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit mund t’i gjeni lehtësisht.

Përbërësit:

1/2 bagetë
100 gr gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 avokado
4 domate
1 qepë e kuqe
kripë
piper

Përgatitja:

Vendosni gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan dhe shkrijini në temperaturë mesatare.

Prejeni bagetën në copa mesatare dhe renditini në tigan. Skuqini për 30 sekonda dhe më pas vendosini në një pjatë.

Bëjeni avokadon pure dhe kombinojeni me domatet e grira, qepën, pak kripë dhe piper. Përziejini mirë.

Vendosni mbi çdo copë bagete pak nga përzierja me avokado./shije.al
Shtuar më 27/05/2017, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori