Biskota të ngjyrosura me lëng panxhari
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përbërësit: 100g sheqer ● 1 vezë ● 30ml qumësht ● 140g gjalpë i tretur i ftohtë ● 330g miell ● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira ● ½ lugë me lëkurë limoni të grirë ● 1 bustinë vanilje

Na duhen gjithashtu: reçel pjeshke ose Nutella ● liker Alchermes ose ngjyrë e kuqe ushqimore ose lëng panxhari të kuq ● bajame të qëruara ● sheqer

Përgatitja: ose me dorë ose në robot

1.Rrahim vezën me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit të grirë, miellin dhe sodën nëpërmjet një site. I punojmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen dhe elastik.

2.Me brumin bëjmë topa të vegjël të shtypur pak nga njëra anë, I vendosim te tava e veshur me letër furre. I pjekim për 10 minuta me 180° në furrën e ngrohur më parë.

3.Kur biskotat e pjekura të jenë ftohur plotësisht, i bëjmë një gropë të vogël nga ana e sheshtë, I mbushim me reçel dhe një bajame. I bashkojmë më pas dyshe-dyshe, I lagim me pak Alchermes të përzier me pak ujë (raporti 10/1) ose me ngjyrë ushqimore të tretur në ujë, shkruan Living. Pas t’i kemi ngjyrosur, i lyejmë me sheqer të bardhë dhe i lëmë të thahen përpara se t’i konsumojmë.

Shënim: Nëse do të përdorni ngjyrues ushqimorë, bëni kujdes ta përdorni me pakicë pasi mund t’u japin shije të hidhur biskotave.
Shtuar më 18/04/2017, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së