Biftek të mbushur me salcë djathi
Pëlqej
Përbërësit

2 biftek

6 rriska tranguj turshi

100 gr rriska përshutë

100 gr krem djathe

100 gr kaçkavall

3 decilitra supë viçi

2 decilitra shtalpe për zierje

1 lulelakër

3 karrota

0,5 decilitra vaj

erëza

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Biftekët t’hollohen në mes, me qëllim që të krijohet vend për mbushje, rriskat e trangujve turshi mbështillen me rriska të përshutës dhe pastaj me to mbushen biftekët.

2
Vendi i mbushurbiftekët mbyllet me rrëmojëse, biftekët e mbushur fërgohen në vaj të nxehtë, sa të skuqen e pastaj kaurdisen duke shtuar supë kohë pas kohe, derisa të zbuten.

3
Lulelakra dhe karotat pastrohen dhe zihen në ujë me kripë, në enë të veçantë bashkohen djathi, krem djathi dhe kaçkavalli.

4
Shtohen shtalpa për zierje dhe erëza sipas shijës, zihen në temperaturë mesatare derisa të fitohet një salcë e dëshirueshme.

5
Biftekët e kaurdisur priten në copa të vogla, derdhet përmbi salca e përgatitur nga djathi dhe mishi shërbehet bashkë me perimet e ziera.
Shtuar më 12/10/2018, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori