Bëni kërpudha të marinuara me hudhra dhe erëza
Pëlqej
Kërpudhat e freskëta shkojnë më shumë nëse i marinoni hudhra, erëza dhe vaj ulliri. Servirini me pak bukë të thekur dhe do t’ju shijojnë pa masë.

Përbërësit:
900 gram kërpudha
125 ml verë e kuqe
1 spec i kuq
75 ml ujë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer
1 lugë gjelle qepë të copëtuara
1 lugë gjelle majdanoz i copëtuar
½ lugë çaji borzilok i tharë
2 thelpinj hudhër
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper

Përgatitja:
Kombinoni verën e kuqe, ujin, vajin, sheqerin, majdanozin, borzilokun, hudhrat, kripën dhe piperin në një enë mesatare. Vendosini në zjarr të ziejnë.

Shtoni kërpudhat dhe specin e kuq të prerë në copa të vogla. Uleni temperaturën dhe ziejini për 5-10 minuta.

Largojini nga zjarri dhe lërini mënjanë për disa minuta.
Më pas tranferojini në frigorifer dhe lërini për 4 orë para se t’i shërbeni. /shije.al/
Shtuar më 08/08/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori