Benefitet e lëngut të patates
Pëlqej
A e keni provuar lëngun e patates? Ju bën me të vërtetë mirë. Patatet janë pjesë përbërëse e një stili të shëndetshëm ushqyerje në mbarë botën. Ato kanë aftësi të larta shëruese veçanërisht nëse konsumohen si lëng.

Lëngu i patates është i shkëlqyer kundër inflamacionit dhe rrjedhimisht rekomandohet kundër artritit dhe të gjitha sëmundjeve të ngjashme që prekin kyçet, gjymtyrët dhe kurrizi.

Lëngu i patates përmirëson qarkullimin dhe nivelin e alkalinës duke parandaluar sëmundje si ato kardiovaskulare apo edhe kancerin.

Lëngu i patates është i shkëlqyer kundër ekzemës dhe akneve dhe ka aftësi të mira pastruese të lëkurës. Ai ju ndihmon të bini në peshë, sidomos nëse e pini në mëngjes me stomakun bosh dhe në mbrëmje, 2 ose 3 orë përpara se të flini.

Lëngu i patates nuk ka një shije të mirë, por duhet ta përzieni me lëngje të tjera si ai i karrotës apo edhe me mjaltë. Lëngu i patates bën mrekullira për stomakun dhe largon acidin urik nga organizmi. Ai ul kolesterolin dhe përmirëson mirëqenien.

Lëngu i patates pastron mëlçinë dhe tëmthin nga toksinat, por edhe gjithë organizmin. Në Japoni dhe vende të tjera të botës, lëngu i patates përdoret me sukses kundër hepatitit. Studimet kanë treguar se lëngu i patates shërben edhe për të trajtuar sëmundjet që prekin pankreasin dhe veshkat.

Të dhëna të tjera shkencore kanë provuar se lëngu i patates ndihmon kundër diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut. Ky lëng në dukje i zakonshëm, parandalon formimin e gurëve në traktin urinar.

Lëngu i patates është përdorur edhe për trajtimin e sëmundjeve kancoergjene. Patatet e kuqe dhe ato ngjyrë vjollcë përmbajnë sasi të larta të anthocianinës që parandalon zhvilimin e qelizave kancerogjene.

Patatet me lëkurë të verdhë ose portokalli përmbajnë shumë zeaksanthinë që është e dobishme për shëndetin e syve. Alkalina që përçon lëngu i patates kuron problemet me tretjen dhe tepricat e acidit në stomak duke ndihmuar kështu kundër ulçerës gastrike.

Lëngu i patates është mrekullibërës për sistemin tretës. Ai është plot me vitamina A, C, B por edhe me fosfor, kalcium, hekur, kalium, zeaksanthinë, fibër dhe proteina. Për përgatitjen e lëngut përdorni gjithmonë patate të mira, pa njolla, filizë ose gjurmë të gjelbra që përmbajnë toksinat.

Përpara shtrydhjes sigurohuni që patatet janë të pastra. Ju mund të shtoni edhe lëng karrote apo barishte si hithra, sherebela apo spirulina që pasurojnë nivelin e ushqyesve të dobishme për organizmin./AgroWeb.org
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori