Ali Ahmeti: Nuk mund të shkohet në zgjedhje me opozitë kaq të dobët
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Ahmeti ka thënë "Dnevnikut" se nuk mund të shkohet në zgjedhje me një opozitë kaq të dobët.

"Përse vendi do të shkonte sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme? Asnjë rrethanë nuk është në favor, qoftë nëse bëhet fjalë për disa projekte dhe procese që janë në vijim, dhe që opinioni do të mund t’i shihte, qoftë në plan ekonomik dhe për disa vendime politike që afrojnë rajonin. Realisht, nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje me një opozitë shumë të dobët, edhe pse, e them pa ngurrim, ne do të kishim një rezultat ende më të mirë se në zgjedhjet e fundit”, shprehet Ahmeti.

Kreu i integristëve, duke folur për 100 ditët e para në qeveri, ka theksuar se ka probleme, por se do të shihet që programi të shkojë sa më mirë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori