Akullore shtëpie
Pëlqej
Përbërësit

7-8 pluhur akulloresh

2 gota qumësht

3 vezë

2 lugë nisheste

2 lugë arra ose bajame të pjekura

1 vanilje

1 lugë gjalpë

1 lugë reçel


Hapat
1
E derdhim qumështin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë, pas vlimit e largojmë dhe e lëmë të ftohet pak.

2
Më pas rrahim vezët , hedhim nishestën, pluhurin e akulloreve dhe shtojmë qumështin me gjalp.

3
I përziejmë dhe i lëmë të ziejnë, derisa të marrin valë, i heqim nga zjarri dhe pasi të ftohen pak, hedhim vaniljën, arra ose bajamet e pjekur, të shtypura.

4
Masën e lëmë të ftohet dhe e vëmë në frigorifer të ngrihet.

5
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 08/04/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori