Akullore e shtëpisë me fruta dhe çokollatë
Sigurisht, e kemi fjalën për akulloren që mund të bëni në shtëpi! Mos t’iu duket mision i pamundur, nuk është aq e vështirë. Mjafton të keni dëshirë të kënaqni fëmijët dhe akullorja u bë!


PËRBËRËSIT:

fruta të ndryshme (ananas, kivi, banane)
200 g çokollatë e shkrirë
shkopinj akulloreje
zbukurime të ndryshme

PËRGATITJA:

Pasi t’i kemi ndarë frutat sipas dëshirës, u ngulim nga një shkop akulloreje dhe i vendosimngrirje. Tretim çokollatën në banjëmari, zhysim frutat e ngrira plotësisht dhe i vendosim mbi një letër furre që të mos ngjisin. Më pas, i zbukurojmë sipas dëshirës para se çokollata të ngrijë. I rivendosim në ngrirje deri çastin që do t’I konsumojmë.
Shtuar më 13/07/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori